Vetëm 1 pikë larg Egnatias së vendit të parë, Teuta fiton mes spektaklit dhe 5 golave ndaj Vorës

Vetëm 1 pikë larg Egnatias së vendit të parë, Teuta fiton mes spektaklit dhe 5 golave ndaj Vorës

Teuta ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Vorën me rezultatin 3-2 në një ndeshje spektakolare të vlefshme për javën e 13-të të Abissnet Superiore. Vendasve u mjaftuan vetëm tre minuta lojë për të kaluar në avantazh. Dimitar Trajkov përfitoi nga një krosim i saktë pas një goditjeje standarde dhe dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur festën në kampin e Vorës. Teuta reagoi dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 37-të me anë të Pedro. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, ndërsa në fraksionin e dytë durrsakët treguan forcën e tyre. Në minutën e 56-të, Sherif Kallaku përmbysi rezultatin, ndërsa Muço Boçi në të 69-ën realizoi golin e tretë, duke krijuar bindjen se gjithçka ishte vendosur. Megjithatë, Vora...