Tensione në protestë, gruaja përplaset me efektivin dhe rrëzohet në mes të rrugës (VIDEO)

Tensione në protestë, gruaja përplaset me efektivin dhe rrëzohet në mes të rrugës (VIDEO)

GRUAJA PEPLASET ME EFEKTIVET TIRANË- Një moment tensioni është regjistruar gjatë ndërhyrjes së policisë për shpërndarjen e protestuesve në Tiranë ku një grua është rrëzuar në mes të rrugës pas një përplasjeje fizike me një efektiv. Nga pamjet shihet nje grua, e cila mban një çadër shiu në dorë teksa përplaset me një punonjës policie dhe e godet atë. Efektivi reagon duke e shtyrë, ndërsa ajo humbet ekuilibrin dhe përfundon në tokë. Ngjarja ndodh në momentin kur forcat e policisë avancojnë drejt protestuesve, duke përdorur edhe automjetin ujëhedhës për shpërndarjen e tyre. Mes ndërhyrjes dhe presionit të ujit, gruaja përpiqet të largohet nga zona, ndërsa disa protestues i afrohen dhe e ndihmojnë të ngrihet e të largohet nga vendi i përplasjes./ZËRI