Qendra e Tiranës mbytet nga gazi, përplasje të forta në sheshin ”Skëndërbej”. 19 persona të lënduar
Ora 16:00-Situata në qendër të Tiranës vijon të jetë e tensionuar, me përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe forcave të policisë. Në Sheshin Skënderbej Policia ka hedhur sasi të mëdha gazi lotsjellës nga toka dhe nga ajri, ndërsa dy autobotë me ujë janë afruar për të shpërndarë turmën. Protestuesit kanë tentuar të afrohen drejt godinës së Bashkisë së Tiranës, por ndërhyrja e policisë dhe gazi lotsjellës e kanë vështirësuar lëvizjen e tyre. Re të dendura tymi kanë mbuluar sheshin. Ora 15:30-Numri i të lënduarve ka shkuar në 19, mes të cilëve gjashtë efektivë policie, katër përfaqësues të medias dhe nëntë protestues. Sipas bilancit të përditësuar nga Ministria e Shëndetësisë në orën 15:15, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 17 të lënduar, konkretisht pesë efektivë...
Burimi:
kohajone.com