Protesta kombëtare në Tiranë, policia shoqëron 10 persona
Të paktën 10 persona janë shoqëruar deri më tani nga policia pas përplasjeve gjatë protestës kombëtare të zhvilluar në Tiranë, në Ditën e Pavarësisë. Protestuesit hodhën gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të policisë, ndërsa efektivët iu përgjigjën me ujë dhe gaz lotsjellës. Gjithashu si pasojë e përplasjeve, 6 efektivë policie, 9 protestues dhe 4 përfaqësues të medias u lënduan dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Të lënduarit janë në gjendje stabël dhe koshientë. Një prej përfaqësuesve të medias, sipas të dhënave, është shtetase e huaj.
Burimi:
kohajone.com