“Dua ta mbyll karrierën te Napoli”, Rrahmani befason me zgjedhjen: Titulli i dytë më pëlqeu më shumë se i pari

“Dua ta mbyll karrierën te Napoli”, Rrahmani befason me zgjedhjen: Titulli i dytë më pëlqeu më shumë se i pari

Amir Rrahmani është një nga pikat kyçe të ekipit të Napolit. Në një intervistë të dhënë për “Radio Kiss Kiss Napoli”, mbrojtësi shqiptar ka shprehur dëshirën për ta përfunduar karrierën me fanellën e kaltër. Më tej ai ka befasuar opinionin sportiv, duke zgjedhur titullin e dytë kampion si të preferuarin e tij. Megjithëse titulli i parë erdhi pas shumë viteve mungesë, i dyti i ka shijuar më shumë për faktin se u fitua në ndeshjen e fundit. “Është një fanellë që përfaqëson një qytet, një popull, dhe natyrisht përgjegjësitë janë të mëdha, siç ndodh edhe te skuadrat e tjera të mëdha. A kam një titull të preferuar? Po, i dyti, sepse u fitua në ndeshjen e fundit. Por edhe i pari ishte shumë i bukur,...