Përplasje në protestën kombëtare, raportohen për disa të lënduar (VIDEO)
Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë kanë shkaktuar disa të lënduar gjatë protestës kombëtare. Situata është tensionuar pasi efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët me ujë me presion për të shpërndarë turmën. Në pamjet e mbërritura nga protesta, një qytetar shihet i shtrirë në tokë, ndërsa disa protestues i janë afruar menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë dhe për ta larguar nga zona ku po zhvilloheshin përplasjet. Ndërkohë, raportimet bëjnë me dije se edhe disa qytetarë të tjerë kanë mbetur të lënduar gjatë incidenteve. Video nga gazetari Redjon Shtylla.
Burimi:
kohajone.com