Qendra e Tiranës mbytet nga gazi, përplasje të forta. 11 persona të lënduar, shoqërohen 3 protestues

Qendra e Tiranës mbytet nga gazi, përplasje të forta. 11 persona të lënduar, shoqërohen 3 protestues

Protesta e zhvilluar në Ditën e Pavarësisë në Tiranë është shoqëruar me tensione dhe përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të policisë. Një efektiv policie ka marrë flakë, ndërsa kolegët e tij kanë ndërhyrë menjëherë për ta shpëtuar. Policia ka përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës. Sipas bilancit paraprak të Ministrisë së Shëndetësisë, deri në orën 14:00, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur tetë të lënduar, mes tyre një efektiv policie, dy përfaqësues të medias dhe pesë protestues. Tre protestues të tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore në vendngjarje. Të gjithë të lënduarit raportohen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Gjatë protestës është sulmuar gjithashtu godina e Teatrit të Kukullave, ndërsa nga turma janë dëgjuar thirrje për djegien e selisë...