Tragjedi në Bathore, 7-vjeçari humb jetën pasi u zu nga porta e banesës
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Bathore, ku një fëmijë vetëm 7 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në banesën e tij. Sipas informacioneve paraprake, i mituri është zënë nga porta e banesës, duke pësuar dëmtime të rënda fizike. Pas ngjarjes, fëmija është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, në gjendje kritike për jetën. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, 7-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është konfirmuar nga burime pranë Spitalit të Traumës. Ngjarja ka tronditur zonën e Bathores, ndërsa rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik mbeten për t’u sqaruar.
Burimi:
kohajone.com