Protesta në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: Janë lënduar 5 protestues, 2 gazetarë dhe 1 polic
pamje nga protesta TIRANË-Tetë persona raportohet të jenë lënduar si pasojë e përplasjeve të ndodhura gjatë protestës kombëtare që po mbahet në Tiranë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar se në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur të lënduar 5 protestues, 1 efektiv policie dhe dy përfaqësues të medias, një prej tyre shtetase e huaj. Raportohet se gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar dhe po trajtohen nga mjekët në shërbimin e urgjencës Njoftimi: Informacion mbi të lënduarit gjatë protestës 28 nëntor 2026, ora 14:00 Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së sotme: Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 4 të lënduar. – Një efektiv policie– Dy përfaqësues të medias (një prej...
Burimi:
zeri.ai