Pas pak Gara Sprint/ Bexeki pole në Valencia, Markez i dyti në…lamtumirë
Në garën e fundit të këtij botërori 2026 në MotoGP piloti italian i Aprilia-s Marko Bexeki në provat kualifikuese zyrtare vendosi një kohë marramendëse prej 1:27.844 në Valencia, duke vendosur gjithashtu një rekord të ri në pistë. Rreshtin e parë e plotësuan kampioni i sapokurorëzuar i botës Mark Markez (1:28.307) dhe Aprilia tjetër (Trackhouse) e pilotuar nga Raul Fernandez (1:28.433).Pikërisht kur gjithçka dukej se po tregonte se Mark Markez do ta përfundonte karrierën e tij me një pozicion të parë, ishte Bexeki nga Rimini që mendoj për t’ia prishur festën kampionit të sapokurorëzuar botëror. Rreshti i dytë me Aleks Markez, Horge Martin dhe Fabio Di Xhanantonio, ndërsa Bastianini, Espargaro, Aldeguer dhe Akosta plotësuan dhjetëshen e parë në kualifikime. Ndërkaq pas pak (15:00) gara Sprint ndërsa...
Burimi:
sportiim.al