Nga Italia në Shqipëri, Maran ndryshon mentalitet: “Atje luftoja për mbijetesë, këtu më kërkojnë të fitoj”
Në Itali i kërkonin të shmangte rënien nga kategoria. Në Shqipëri i kërkojnë të fitojë. Është e njëjta pankinë, por një profesion krejt tjetër. Në një intervistë për “Fanpage.it”, Rolando Maran rrëfen ndryshimin e këndvështrimit që ka përjetuar që kur mori drejtimin e kombëtares shqiptare. Për vite me radhë, ai ka drejtuar skuadra të Serie A, objektivi kryesor i të cilave ishte mbijetesa në elitë. Karrierën e ndërtoi duke nisur nga nivelet e ulëta dhe përmes punës së përditshme. Te Cagliari arrinte të kalonte deri në 9 orë në ditë në fushën e stërvitjes. Rruga e tij ndryshon nga ajo e shumë kampionëve të botës të vitit 2006, që më pas u bënë trajnerë. Emri dhe fama ua hapën dyert atyre, ndërsa Maran u desh t’i...
Burimi:
telesport.al