Pamjet tronditëse nga dhuna në Marseille-Levski Sofia; rrihet brutalisht teksa mbronte një grua
28 Nëntor 2026 10:45 Alfred Lleshi Një nga pamjet më tronditëse të përplasjeve të dhunshme gjatë ndeshjes së “Europa League” mes Marseille dhe Levski Sofia është ajo e një burri që goditet brutalisht, ndërsa mbron me trup një grua. Me shpinë nga agresorët dhe krahët rreth saj, ai përballon shqelma, grushte dhe goditje me rrip, pa u larguar, pasi çdo tërheqje e tij do ta ekspozonte gruan ndaj sulmit. Përplasjet nisën rreth 10 minuta para ndeshjes, kur një grup ultrasish të Marseille u drejtua drejt tribunës “Jean-Bouin”, ku ndodheshin rreth 500 tifozë bullgarë. Bilanci ishte 11 të plagosur: 5 tifozë bullgarë u dërguan në spital, ndërsa 6 të tjerë morën ndihmë mjekësore në stadium. Versionet për shkakun e incidenteve janë kontradiktore. Marseille dënoi dhunën dhe...
Burimi:
telesport.al