Bellerin denoncon presionin mbi peshën e futbollistëve: Disave iu bie të fikët në stërvitje nga uria…

Bellerin denoncon presionin mbi peshën e futbollistëve: Disave iu bie të fikët në stërvitje nga uria…

28 Nëntor 2026 10:38 Alfred Lleshi Futbollisti i Betis, Hector Bellerin, ka ngritur shqetësimin për presionin e madh që ushtrohet ndaj lojtarëve për të mbajtur një peshë të caktuar trupore. Ai zbulon se disa klube i gjobisin futbollistët nëse peshojnë më shumë se norma e përcaktuar. “Peshohemi çdo ditë. Kam luajtur në skuadra ku të gjobisin nëse peshon më shumë se normalja. Në njëfarë mënyre, kjo mund të kuptohet, por unë jetoj me këtë realitet”, – rrëfen ish-mbrojtësi i Arsenalit, pa përmendur emrat e klubeve. Bellerin tregon edhe raste shqetësuese: “Ka pasur futbollistë që nuk kanë ngrënë dhe iu kanë rënë të fikët gjatë stërvitjes për shkak të mungesës së ushqimit”. Ai kujton edhe futbollin e para 20 viteve, duke përmendur Ronaldo Fenomenin, Ronaldinhon, Romarion...