Protestuesit zhvendosen drejt Kryeministrisë

Protestuesit zhvendosen drejt Kryeministrisë

Protestuesit e mbledhur në Sheshin Skënderbej kanë nisur të zhvendosen drejt Kryeministrisë, duke vijuar tubimin kombëtar të organizuar këtë 28 Nëntor në Tiranë. Qytetarët po marshojnë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa pritet të grumbullohen përpara godinës së qeverisë. Ndërkohë, forcat e policisë janë të pranishme në terren për të monitoruar situatën dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë protestës.