Ujëhedhësi futet në protestë (FOTO LAJM)

Ujëhedhësi futet në protestë (FOTO LAJM)

Ujëhedhësi i ardhur nga Turqia ka hyrë në protestë, ndërsa situata në terren vijon të jetë e tensionuar. Gazetari Redjon Shtylla, i cili po raporton drejtpërdrejt nga protesta, bën me dije se mjeti është pozicionuar në zonën ku po zhvillohet tubimi, duke sinjalizuar ndërhyrjen e forcave të rendit për shpërndarjen e protestuesve. Pritet të shihet nëse do të ketë ndërhyrje me ujëhedhës dhe si do të reagojnë protestuesit.