UGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve të Syri TV: Të hetohet lëndimi i Elkier Bushkolajt dhe Ardian Mukës
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dënuar dhunën ndaj punonjësve të medias gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, duke kërkuar hetimin dhe zbardhjen e përgjegjësive për lëndimin e gazetarit të Syri TV, Elkier Bushkolaj, dhe operatorit Ardian Muka. Në një reagim publik, UGSH shpreh solidaritet të plotë me dy kolegët, të cilët mbetën të lënduar gjatë ndërhyrjes së policisë në protestë. Unioni kërkon nga Policia e Shtetit të hetojë ngjarjen dhe të identifikojë autorët përgjegjës për dëmtimin e tyre. UGSH thekson se gazetarët dhe punonjësit e medias kanë qenë të identifikueshëm gjatë gjithë orëve të protestës dhe kanë mbajtur shenjat dalluese, ndaj çdo pretendim për mosidentifikimin e tyre konsiderohet i papranueshëm. "UGSH dënon me forcë çdo akt dhune dhe banditizmi, sikundër edhe papërgjegjshmërinë ndaj goditjeve...
Burimi:
syri.net