Tragjedi në Bathore, humb jetën 7-vjeçari, e zuri porta e banesës

Tragjedi në Bathore, humb jetën 7-vjeçari, e zuri porta e banesës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Bathore, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën. Raportohet se i mituri ka ndërruar jetë pasi është zënë nga porta e banesës. 7-vjeçari u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, 7-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.