Starmind: SpaceX merr miratimin për një milion satelitë me qendra të dhënash

Starmind: SpaceX merr miratimin për një milion satelitë me qendra të dhënash

Komisioni Federal i Komunikimeve i Shteteve të Bashkuara (FCC) i ka dhënë dritën jeshile kompanisë hapësinore SpaceX të Elon Musk për të ndërtuar një rrjet prej 1 milion satelitësh, të projektuar për të strehuar qendra të dhënash për inteligjencën artificiale në hapësirë. Projekti mban emrin Starmind dhe parashikon që brenda 15 vjetësh një milion satelitë të rrotullohen rreth Tokës, për të përballuar kërkesën në rritje të shpejtë për fuqi kompjuterike për inteligjencën artificiale, raporton DW. Miratimi zyrtar vjen me një afat kohor ambicioz: SpaceX duhet të ketë në orbitë 10 për qind, ose 100 mijë, të satelitëve të autorizuar deri në vitin 2035. Deri në vitin 2038, kjo shifër duhet të arrijë në 50 për qind, ndërsa konstelacioni i plotë duhet të përfundojë deri më...