Spanja në zgjedhje të parakohshme, të dielën qytetarët vendosin nëse do t’i japin fund udhëheqjes së Pedro Sancez
E diela e 29 nëntorit do ti drejtojë spanjollët në qendrat e votimit për të vendosur fatin e tetë viteve qeverisje socialiste të Pedro Sancez në zgjedhjet e parakohshme. Sondazhet e fundit nxjerrin përpara Partinë Popullore konservatore, të drejtuar nga Alberto Núñez Feijóo, me rreth 31.5 për qind të mbështetjes, ndërsa Partia Socialiste e Sánchez renditet me 29 për qind. Në rritje paraqitet edhe partia e djathtë Vox, e drejtuar nga Santiago Abascal, e cila sipas matjeve të publikuara mbështetet nga rreth 18 për qind e votuesve. Projeksionet e disa instituteve parashikojnë që Partia Popullore dhe Vox të sigurojnë së bashku nga 194 deri në 210 mandate në parlamentin me 350 vende, duke kaluar shumicën absolute prej 176 deputetësh. Një rezultat i tillë do t’u...
Burimi:
javanews.al