Protestuesit nuk tërhiqen nga selia e PS-së, nuk ndalen as molotovët

Protestuesit nuk tërhiqen nga selia e PS-së, nuk ndalen as molotovët

Situata pranë selisë së Partisë Socialiste vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protestuesit nuk janë tërhequr nga zona edhe pas ndërhyrjes së policisë me gaz lotsjellës. Në drejtim të forcave të rendit janë hedhur sasi të tjera molotovësh, ndërsa përplasjet kanë vijuar përpara selisë rozë. Ndërkohë, një grup të rinjsh është parë duke krijuar formacione grumbullimi në rrugë, ndërsa turma vijon të qëndrojë përballë policisë. Forcat e rendit mbeten të pozicionuara përballë protestuesve, ndërsa situata pranë selisë së PS-së vijon të jetë e tensionuar.