Qendra e Tiranës mbytet nga gazi, përplasje të forta te selia e PS-së. 19 persona të lënduar

Qendra e Tiranës mbytet nga gazi, përplasje të forta te selia e PS-së. 19 persona të lënduar

Ora: 15:30-Numri i të lënduarve ka shkuar në 19, mes të cilëve gjashtë efektivë policie, katër përfaqësues të medias dhe nëntë protestues. Sipas bilancit të përditësuar nga Ministria e Shëndetësisë në orën 15:15, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 17 të lënduar, konkretisht pesë efektivë policie, katër përfaqësues të medias, njëra prej tyre shtetase e huaj, dhe tetë protestues. Ministria bën me dije se të 17 të lënduarit në Spitalin e Traumës janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë paraqitur për ndihmë mjekësore një efektiv policie dhe një protestues. Për gjendjen shëndetësore të tyre nuk janë dhënë detaje. Protesta e zhvilluar në Ditën e Pavarësisë në Tiranë po vijon me tensione dhe përplasje të forta mes protestuesve...