Elbasani në festën e Flamurit, nderim për historinë dhe patriotët që kontribuuan në Pavarësi

Elbasani në festën e Flamurit, nderim për historinë dhe patriotët që kontribuuan në Pavarësi

Në një atmosferë festive dhe me pjesëmarrjen e qytetarëve të shumtë, familjeve dhe përfaqësuesve të institucioneve, Elbasani ka kremtuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, së bashku me deputetët e Elbasanit, përfaqësues të pushtetit lokal dhe prefektin e Qarkut, Ilir Bejtja, morën pjesë në aktivitetet përkujtimore dhe festive të organizuara në qytet. Në nderim të kësaj dite të rëndësishme kombëtare, homazhe u zhvilluan pranë bustit të Aqif Pashë Elbasanit, ku të pranishmit nderuan figurën e tij dhe kontributin e patriotëve elbasanas në rrugëtimin drejt Pavarësisë së Shqipërisë. Historia e kësaj date është e lidhur ngushtë edhe me Elbasanin. Më 25 nëntor 1912, tri ditë përpara shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, qyteti ngriti flamurin kombëtar...