Dy italianë të vrarë në Kuvajt, Irani mohon sulmin: Kush qëndron pas dronëve misteriozë?
Vrasja e dy teknikëve italianë në një sulm me dronë në Kuvajt ka hapur një tjetër front tensioni në luftën mes SHBA-ve, Izraelit dhe Iranit, duke ngritur dyshime për autorësinë e sulmit dhe rrezikun e përfshirjes më të gjerë të vendeve europiane. Ndërsa Italia dhe Kuvajti kanë drejtuar gishtin nga Teherani, autoritetet iraniane kanë mohuar kategorikisht përgjegjësinë, duke e cilësuar ngjarjen si një operacion të mundshëm të ashtuquajtur “flamur i rremë”, që synon të fajësojë Iranin dhe të tërheqë Europën në konflikt. Dy viktimat, të identifikuar nga mediat italiane si Antonio Saccoccio, 65 vjeç, nga Formia, dhe Emanuele Lo Russo, 36 vjeç, nga Roma, punonin për kompaninë Rheinmetall Italia dhe po mirëmbanin antenat e zbulimit të sistemit të mbrojtjes ajrore Skyguard, të përdorur nga ushtria...
Burimi:
javanews.al