Fabrika e municioneve në Ukrainë: Rheinmetall heq dorë nga projekti

Fabrika e municioneve në Ukrainë: Rheinmetall heq dorë nga projekti

Kompania gjermane e industrisë së mbrojtjes Rheinmetall po shqyrton anulimin e projektit për ndërtimin e një fabrike municionesh artilerie në Ukrainë, më shumë se dy vjet pasi planet për këtë investim u prezantuan. Lajmin e bëri të ditur drejtori ekzekutiv i kompanisë, Armin Papperger, gjatë një prezantimi për investitorët në Hamburg, ku përmendi mungesën e përparimit nga pala ukrainase dhe synimin e Kievit për të zhvilluar vetë kapacitetet prodhuese. Sipas tij, fabrika e municioneve në Ukrainë mund të mos ndërtohet fare, pasi ukrainasit duan ta kryejnë vetë këtë punë. “Besoj se nuk do të vazhdojmë me këtë projekt, pasi nuk ka pasur përparim nga pala ukrainase. Ata dëshirojnë ta bëjnë këtë vetë”, deklaroi Papperger. Projekti ishte paralajmëruar në shkurt të vitit 2024 dhe parashihte ndërtimin...