Përplasje për miliardat e naftës, Argjentina dështon ta ndalojë Britaninë
Përpjekja e Argjentinës për të bllokuar projektin e kërkimit dhe nxjerrjes së naftës pranë Ishujve Falkland ka dështuar, pasi një gjykatë ndërkombëtare e mbështetur nga OKB-ja rrëzoi kërkesën e Buenos Airesit. Argjentina kishte kërkuar ndalimin e projektit, duke argumentuar se ekziston një mosmarrëveshje e pazgjidhur për sovranitetin e ishujve, të cilët janë territor britanik përtej detit. Megjithatë, Gjykata Ndërkombëtare për të Drejtën e Detit vendosi se nuk ka kompetencë të shqyrtojë çështje që lidhen me sovranitetin territorial. Vendimi u miratua me 18 vota pro dhe vetëm 3 kundër. Qeveria argjentinase kishte argumentuar se, për sa kohë që ekziston një mosmarrëveshje territoriale, nuk duhet të ndërmerret asnjë veprim që mund të ndryshojë situatën aktuale, përfshirë ndërtimin e puseve të naftës. Buenos Aires pretendonte gjithashtu se mjedisi...
Burimi:
javanews.al