Meloni telefonon Zelenskyn, presidenti ukrainas kërkon falje për operacionin në Libi: Italia nuk u informua

Meloni telefonon Zelenskyn, presidenti ukrainas kërkon falje për operacionin në Libi: Italia nuk u informua

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar falje kryeministres italiane, Giorgia Meloni, për mungesën e koordinimit paraprak të operacionit ukrainas kundër një anijeje ruse në Libi. Dy liderët zhvilluan një bisedë telefonike, gjatë së cilës diskutuan për operacionin në Libi dhe mungesën e informimit të autoriteteve italiane për ndërhyrjen. Gjatë bisedës, Meloni ka shpjeguar rëndësinë e koordinimit me partnerët evropianë, duke marrë parasysh kompleksitetin e situatës. Sipas raportimit, palët kanë rënë dakord që në të ardhmen të ketë komunikim më të ngushtë dhe që shërbimet e inteligjencës ukrainase të ndajnë paraprakisht më shumë informacione për operacionet e tyre. Pas telefonatës, Zelensky konfirmoi përmes një postimi në rrjetin social X se operacioni i fundit në Libi ishte kryer pa koordinim paraprak me partnerët evropianë. “Kam...