“Protokolli i mushkonjës”, si u përdorën palestinezët për të kontrolluar zonat e rrezikshme në Gaza
Ushtria izraelite ka përdorur civilë palestinezë si mburoja njerëzore gjatë operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës, në raste të shumta dhe me dijeninë e komandantëve ushtarakë. Kështu raporton gazeta amerikane The Wall Street Journal (WSJ), duke iu referuar dëshmive të ushtarëve izraelitë. Sipas gazetës, dëshmitë e mbledhura konfirmojnë edhe një investigim të transmetuar nga televizioni publik izraelit Kan 11, në emisionin Zman Emet. Në këtë raportim, ushtarë dhe oficerë treguan se palestinezët ishin detyruar të hynin në tunele dhe ndërtesa për të kontrolluar praninë e eksplozivëve, në vend të përdorimit të dronëve apo qenve të specializuar të njësisë ushtarake Oketz. Kjo praktikë, e njohur brenda ushtrisë si “protokolli i mushkonjës”, përfshinte edhe raste të rënda të keqtrajtimit të civilëve. Një prej rasteve të përmendura nga...
Burimi:
javanews.al