U arratis me të brendshme| Kush është shqiptari që arriti të largohet pas ‘luftës’ me policinë italiane

U arratis me të brendshme| Kush është shqiptari që arriti të largohet pas ‘luftës’ me policinë italiane

Ervis Murra, 37-vjeçari shqiptar që arriti të largohej pas shkëmbimit të zjarrit me policinë italiane në Cavarzere të Venecias, është kthyer në një prej personave më të kërkuar nga autoritetet italiane. Me një histori të gjatë të thyerjes së ligjit në Itali dhe në Shqipëri, ai rezulton i përfshirë në një seri veprash penale, mes tyre vjedhje, grabitje me armë, zhvatje dhe përvetësim të sendeve të vjedhura. Murra, i lindur më 29 prill 1989, duhet të vuajë mbi 12 vite burg për dënime të dhëna nga drejtësia italiane, por prej kohësh ndodhet në arrati. Pas ngjarjes së 27 nëntorit, ku një operacion policor përfundoi me shkëmbim zjarri, një person të vrarë dhe një tjetër të arrestuar, shqiptari arriti t’u shpëtonte efektivëve dhe u zhduk në...