Festa e Pavarësisë! Politika, Kosova, NATO e SHBA uron shqiptarët

Festa e Pavarësisë! Politika, Kosova, NATO e SHBA uron shqiptarët

TIRANË-Sot në Shqipëri, Kosovë dhe kudo ku ka shqiptarë festohet 28 nëntori, e cila njihet edhe si festa e flamurit apo Pavarësisë së Shqipërisë. Politika ka uruar 114-vjetorin e shpalljes së Shqipërisë shtet i pavarur. Mesazhe e urime janë përcjellë edhe nga Kosova e partnerët ndërkombëtarë. Kryeministri Edi Rama  ka uruar qytetarët për festën kombëtare, duke e cilësuar këtë 28 Nëntor si më të afërtin me Europën e Bashkuar. “Mirëmëngjes dhe me 28 Nëntorin më të afërt me Europën e Bashkuar, ju uroj fundjavë të gëzuar”, shkruan Rama. Ish-presidenti Ilir Meta ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar dhe 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.  “Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar dhe 114-vjetorin e Pavarësisë! Nga Vlora e...