Pse nuk po bashkohet Kosova me Shqipërinë?
Për shqiptarët në Kosovë, 28 Nëntori shënon përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, por domethënia simbolike dhe emocionale që ruan kjo datë lidhet edhe me aspiratën historike për bashkimin kombëtar. “Në rrafshin simbolik, Dita e Flamurit dhe Dita e Pavarësisë shkrihen në një ndjenjë të vetme për ne në Kosovë, sepse përfaqësojnë mbijetesën dhe identitetin tonë kombëtar pas një periudhe të gjatë pushtimi”, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) politologu Dritëro Arifi. Çfarë kuptimi ka marrë ideja e bashkimit kombëtar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe çfarë vendi zë ajo sot në politikën e vendit? Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila është në pushtet, e përfshin bashkimin kombëtar në programin e saj partiak. Përfaqësues të partive opozitare, ndërkaq, flasin për përmbylljen e shtetësisë...
Burimi:
kohajone.com