Kurti uron 28 Nëntorin: liria nuk ra nga qielli, u përcoll brez pas brezi

Kurti uron 28 Nëntorin: liria nuk ra nga qielli, u përcoll brez pas brezi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë, me një mesazh që vendos në qendër dokumentet historike dhe rolin e telegrameve që paraprinë shpalljen e pavarësisë në vitin 1912. Sipas Kurtit, këto telegrame mund të quhen “flamurtha të pavarësisë”. Ai kujtoi se pavarësia e Shqipërisë, para se të shfaqej si flamur, ishte një vargan prej qindra telegramesh që lëvizën nga një qytet në tjetrin dhe thurën shpalljen e saj. Urimi i kreut të qeverisë së Kosovës përqendrohet te njerëzit e thjeshtë, te telegrafistët dhe qytetarët që paguanin për çdo fjalë të dërguar në favor të mëvetësisë. Për Kurtin, shtetformimi u arrit përmes këmbënguljes brez pas brezi, fjalë pas fjale, nga ati te e bija dhe nga nëna te...