Takimi mes KFOR-it dhe Ushtrisë së Serbisë në Kosovë, çfarë fshihet pas tij?
Takimi i zhvilluar më 26 nëntor në Prishtinë mes përfaqësuesve të KFOR-it dhe Ushtrisë së Serbisë ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë. Fotografitë e publikuara nga misioni i NATO-s, ku shfaqeshin ushtarakë serbë me uniformë, nxitën diskutime mbi praninë e tyre në territorin kosovar. KFOR-i sqaroi se bëhej fjalë për një takim rutinë, pjesë e komunikimit të vazhdueshëm me forcat serbe për sigurinë kufitare dhe parandalimin e incidenteve. Sipas misionit, bashkëpunimi mbështetet në Marrëveshjen Teknike Ushtarake të Kumanovës dhe synon ruajtjen e stabilitetit në rajon. Megjithatë, kritikat u përqendruan kryesisht te mënyra e prezantimit publik të takimit, veçanërisht përdorimi i hashtag-ut #AsOneTeam, që u interpretua nga disa si një mesazh i papërshtatshëm. Ekspertja e sigurisë Jeta Loshaj vlerësoi se komunikimi mes palëve është i...
Burimi:
kohajone.com