Jo vetëm urim diplomatik, SHBA jep mesazhin e fuqishëm për Shqipërinë në ditën e Pavarësisë!

Jo vetëm urim diplomatik, SHBA jep mesazhin e fuqishëm për Shqipërinë në ditën e Pavarësisë!

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka përcjellë urimet e tij për popullin shqiptar me rastin e Ditës së Pavarësisë. Në mesazhin e tij, Rubio thekson marrëdhëniet e forta mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, të ndërtuara mbi sigurinë kolektive, prosperitetin ekonomik dhe lidhjet mes qytetarëve të dy vendeve. “Partneriteti ynë strategjik me Shqipërinë i bën qytetarët tanë më të begatë dhe më të sigurt, përfshirë përmes përpjekjeve të përbashkëta për të përballuar kërcënimet që vijnë nga grupet kriminale ndërkombëtare, kartelet e trafikut të drogës dhe ata që bashkëpunojnë me ta”, thuhet në mesazhin e sekretarit amerikan të Shtetit. Rubio ndalet edhe te bashkëpunimi në fushën e sigurisë kibernetike, duke vlerësuar përpjekjet e përbashkëta për përballimin e kërcënimeve në këtë drejtim, ndërsa Shqipëria vijon të...