Korrupsioni dhe kapja politike rrënojnë institucionet, 93% e shqiptarëve nuk besojnë te qeveria
Të lodhur nga korrupsioni, mungesa e transparencës dhe e llogaridhënies, cilësia e dobët e shërbimeve publike, zvarritjet administrative, mungesa e profesionalizmit dhe e kompetencës, qytetarët shqiptarë duket se po përjetojnë krizë të përgjithshme besimi. Pavarësisht reformave të shpallura ndër vite, digjitalizimit të shërbimeve dhe premtimeve për një administratë më efikase dhe më pranë qytetarëve, në periudhën e deklarimit të “besës”, “vlerave” dhe “pasqyrave”, perceptimi për mënyrën se si funksionojnë institucionet mbetet kryesisht negativ. Pakënaqësia nuk kufizohet vetëm tek institucionet politike, por shtrihet edhe tek ato me të cilat qytetarët ndërveprojnë në përditshmërinë e tyre, për të marrë shërbime apo për të ushtruar të drejtat e tyre. Madje, në ndryshim nga vrojtime të mëparshme, humbja e besimit tek institucionet publike, në fakt, duket se ka pasur...
Burimi:
gijotina.com