114 vite shtet! Shqipëria feston Shpalljen e Pavarësisë, dita kur historia dhe krenaria bëhen një

114 vite shtet! Shqipëria feston Shpalljen e Pavarësisë, dita kur historia dhe krenaria bëhen një

Ismail Qemali TIRANË-Shqipëria feston sot 114-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë! 114 vjet më parë, më 28 nëntor 1912 në Vlorë përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e Shtetit Shqiptar.  Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare dhe 40 prej tyre nënshkruan Aktin e Pavarësisë. 28 nëntori u zgjodh sepse në vitin 1443 heroi kombëtar Gjergj Kastrioti me forcat e tij çliroi Krujën dhe ngriti flamurin kuq e zi. 106 vite më pas nga dita kur në Vlorë u ngrit Flamuri dhe Shqipëria u shpall e pavarur kanë kaluar kohë vërtetë të vrullshme. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të parë e mbajti më 28 nëntor 1912, me delegatët nga Gjakova, Plava, Gucia, nga Peja, Ohri dhe Struga,...