Vendimi historik! New York shpall 28 Nëntorin festë zyrtare

Vendimi historik! New York shpall 28 Nëntorin festë zyrtare

SHBA- 28 Nëntori do të ketë një vend të veçantë edhe në kalendarin e Nju Jork-ut, qytetit ku jetojnë mbi 100 mijë shqiptarë. Këshilli i Qytetit ka miratuar një rezolutë që njeh zyrtarisht Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, duke e kthyer atë në një datë që do të përkujtohet çdo vit në metropolin amerikan. Rezoluta u miratua më 19 nëntor 2026, me propozim të këshilltares Amanda C. Farías, nismës së të cilës iu bashkuan edhe tre këshilltarë të tjerë, Shirley Aldebol, Farah N. Louis dhe Frank Morano. Përmes dokumentit, Këshilli i Qytetit nderon jo vetëm shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, por edhe kontributin që komuniteti shqiptaro-amerikan ka dhënë në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të Nju-Jorkut. Shqiptarët filluan të vendoseshin në Nju Jork...