28 Nëntori, shqiptarët nga veriu në jug dhe Diaspora zbarkojnë drejt Tiranës për “Nëntorin e Tretë”

28 Nëntori, shqiptarët nga veriu në jug dhe Diaspora zbarkojnë drejt Tiranës për “Nëntorin e Tretë”

Pothuajse 6 muaj protesta të përditshme, një brez i ri që ka dalë në rrugë për të kërkuar ndryshim dhe tashmë një thirrje për bashkim në Ditën e Flamurit. Tirana po bëhet gati për protestën e 28 Nëntorit, të pagëzuar nga pjesëmarrësit si “Nëntori i Tretë”. Lëvizja qytetare, e cila nisi më 31 maj dhe vijon prej gati gjashtë muajsh, ka kaluar nëpër një sërë momentesh të tensionuara. Fillimisht me protesta kryesisht paqësore, ajo mori një dimension të ri më 13 tetor, kur mijëra të rinj dhe studentë iu bashkuan lëvizjes, duke dalë në rrugë, bojkotuar auditorët dhe kërkuar ndryshim. Përplasjet me policinë u përshkallëzuan, ndërsa protestuesit u përballën me gaz lotsjellës, ujë me presion, plumba gome dhe dhunë fizike nga forcat e rendit. Dhjetëra...