Berisha u jep zemër demokrateve: E di qe jeni rraskapitur në opozite, por jemi ne kilometrin e fundit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është rikthyer edhe një herë kilometrit të fundit për t’i dhënë zemër të tijëve. Berisha tha se e di që demokratët janë lodhur e rraskapitur në opozitë gjithë këto vite, por kërkoi prej tyre edhe një sforco të fundit. “Unë e di se opozitarët kaq vite në opozitë janë të lodhur. Unë e di se janë të rraskapitur. I di të gjitha. Por di dhe këtë që ne kurrë s’duhet të dorëzohemi. Tani që jemi në kilometrin e fundit, ne duhet të qëndrojmë si viganë”, tha Berisha mes të tjerash. Ai foli edhe për protestën: “Sot opozita është shtuar me një opozitë të re, e cila ka bërë që në Shqipëri, ajo që quhet mazhorancë të jetë një...
Burimi:
ntv.al