Zgjedhjet lokale në Tajvan, qytetarët votojnë për kryetarë bashkish
Zgjedhjet lokale në Tajvan kanë nisur të shtunën, ndërsa votuesit po zgjedhin kryetarë bashkish dhe kryetarë qarqesh për një mandat katërvjeçar. Qendrat e votimit mbyllen në orën 16:00 me orën lokale, ndërsa rezultatet priten deri në mbrëmje. Sipas raportimeve, fushata është përqendruar kryesisht te transporti, kujdesi për fëmijët dhe mjedisi, ndërsa tema e Kinës nuk ka qenë ndër çështjet kryesore të garës. Pavarësisht kësaj, Pekini ka ndërhyrë vazhdimisht në debatin publik rreth votimeve. Shumica e kandidatëve i përkasin Partisë Demokratike Progresiste (DPP) në pushtet ose Partisë Nacionaliste, e njohur ndryshe si Kuomintang (KMT). KMT tradicionalisht ka rezultuar më mirë në zgjedhjet lokale dhe mbështet lidhje më të ngushta me Kinën. Presidenti Lai Ching-te ka bërë fushatë për kandidatët e DPP-së. Ndërkohë, qeveria e Tajvanit i...
Burimi:
kohajone.com