Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, ka folur në Euronews lidhur me kallëzimin në SPAK ndaj bashkëshortit të Elisa Spiropalit, nga ku ka pretenduar se është kërcënuar nga ky i fundit. Sipas tij, inspektorët, kryesisht gra të cilat kanë vite përvojë në institucion, janë përballur me presione dhe kërcënime jo vetëm ndaj tyre, por edhe ndaj familjarëve të tyre. Binaj theksoi se çdo kundërshtim ndaj kontrolleve tatimore duhet të zgjidhet përmes ligjit dhe jo presionit ndaj punonjësve. “Nuk ka pasur asnjë lloj qasje të kësaj natyre, por është bërë trajtimi njësoj. Ndërkohë që ajo që ishte jo normale ishte niveli i kërcënimeve që kanë marrë inspektorët tanë, pra që kanë qenë nivel i papranueshëm, jo normal përtej çdo caku dhe shpesh ndaj inspektoreve femra....
Burimi:
javanews.al