Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”
Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian përbën një moment historik dhe një mundësi të jashtëzakonshme për vendin, jo vetëm në aspektin politik, por edhe për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror. Kështu u shpreh analisti Adri Nurellari në emisionin “3D me Alban Dudushin”, ku theksoi se afrimi i Shqipërisë me BE-në është më pranë se kurrë më parë. Sipas Nurellarit, zhvillimet e fundit gjeopolitike në Europë, veçanërisht pas agresionit rus në Ukrainë, kanë krijuar një moment të favorshëm që Shqipëria duhet ta shfrytëzojë maksimalisht për të realizuar aspiratën e saj europiane. Ai vlerësoi se anëtarësimi në Bashkimin Europian do të ishte një përfitim i madh për të gjithë shqiptarët, duke e cilësuar atë si një “lokomotivë zhvillimi” që do të ndikonte pozitivisht në ekonomi, institucione dhe standardin...
Burimi:
javanews.al