Më shumë vite punë për të përfituar pension? FMN propozon reformim të skemës
Bonuset mujore nuk janë zgjidhje për skemën e pensioneve, duhet reformë e re. Ky është qëndrimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili sqaron për Report TV se vijimi i skemës së bonuseve mujore për pensionet e dobëson lidhjen midis kontributit dhe përfitimit. “Bonuset e dhëna në mënyra të veçanta dobësojnë lidhjen ndërmjet kontributeve dhe përfitimeve, si dhe e bëjnë planifikimin buxhetor më pak të parashikueshëm. Për këtë arsye, mbështetja duhet të integrohet në një kuadër transparent, të bazuar në rregulla të qarta”, thekson FMN. Sipas FMN, fokusi duhet të jetë tek reformimi i skemës në mënyrë që të jetë më e qëndrueshme dhe të merren masa për të nxitur punësimin formal. “Objektivi duhet të jetë përmirësimi i mjaftueshmërisë së pensioneve, duke ruajtur lidhjen ndërmjet kontributeve...
Burimi:
javanews.al