Rezerva valutore arrin rekord të ri në vlerën e 8.75 miliardë eurove
Rezerva valutore të vendit vazhdon të rritet dhe ka shënuar rekorde të reja hisotrike gjatë vjeshtës. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera e mjeteve të rezervës në fund të muajit tetor arriti në 8.75 miliardë euro, në rritje me 23.6% me bazë vjetore. Rritja e vazhdueshme e vlerës së rezervës valutore besohet se po mbështetet sidomos nga blerjet e mëdha të valutës nga Banka e Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara deri tani, për gjashtë muajt e parë të vitit 2026 Banka e Shqipërisë bleu rreth 664 milionë euro në tregun e brendshëm valutor. Kjo ishte vlera më e lartë historike e blerjeve të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për këtë periudhë të vitit. Krahasuar me...
Burimi:
syri.net