‘Nëse nuk e gjejmë kontejnerin, humbasim 5 mln euro’/ Dënohet kikboksieri i njohur, punoi për bandën shqiptare

‘Nëse nuk e gjejmë kontejnerin, humbasim 5 mln euro’/ Dënohet kikboksieri i njohur, punoi për bandën shqiptare

Kikboksieri belg Jamal Ben Saddik nuk e ka bindur gjykatën me alibinë e tij në një dosje droge prej 2,8 tonësh kokainë. Prokurori e lidhi atë përmes mesazheve Sky ECC me një bandë shqiptare droge. Kikboksieri i njohur profesionist pohoi se e kishte huazuar telefonin e tij Sky. Gjykata e ka dënuar Ben Saddik-un me një dënim të rëndë me burg. Nga Patrick Lefelon, PZC Përsëri një dosje që e ka origjinën te zbërthimi i shërbimit të mesazheve Sky ECC. Shqiptari Devid P. dyshohet se mes tetorit 2019 dhe fundit të vitit 2020 ka organizuar gjashtë transporte droge drejt Antverpenit. Një ngarkesë e parë mbërriti më 6 nëntor 2019. Sipas policisë, shqiptari kërkoi ndihmën e sportistit të nivelit të lartë Jamal Ben Saddik dhe të...