Nëse shqiptarët janë ‘implant’ në Maqedoni, atëherë le ta shpallin atë shtet pa shqiptarë!

Nëse shqiptarët janë ‘implant’ në Maqedoni, atëherë le ta shpallin atë shtet pa shqiptarë!

Nga Kim Mehmeti Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, me plot guxim e përbuzje, u tha shqiptarëve të kësaj republike se arsimimi i lartë në gjuhën shqipe qenka një ‘implant’ ligjor, të cilin nuk e lejon Kushtetuta. Ai e tha këtë mbase pse shqiptarët e këtushëm i barazon me drejtuesit e BDI-së dhe të VLEN-it, të cilët, posa i punëson dhe i paguan shtrenjtë si ‘burrështetas’ ata aq verbërohen sa nuk e shohin se nuk janë ulur as në kolltukun e kryeparlamentarit, as në atë të ministrave, por në prehrin e qarqeve politike e policore maqedonase. Kryeministri i Maqedonisë është përbuzës ndaj shqiptarëve, sepse e sheh se si i jargaviten dy kryeministrat shqiptarë, të cilët, kur vjen ai i Prishtinës, ikën ky i Tiranës, që të...