Kurti “ultimatum” BE-së: Mos e vononi integrimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar Bashkimit Evropian që të mos e mbajë më Kosovën në pritje dhe t’i japë statusin e vendit kandidat për anëtarësim. Gjatë Samitit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të zhvilluar në Tiranë, Kurti deklaroi se Kosova e ka merituar këtë hap përmes përparimit ekonomik dhe demokratik. Ai theksoi se Kosova mbetet i vetmi vend në rajon që ende nuk ka marrë statusin e kandidatit, ndërsa rikujtoi se muajin e ardhshëm bëhen katër vjet nga dorëzimi i aplikimit për anëtarësim në BE. Kurti i kërkoi Këshillit të Bashkimit Evropian që t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës. Sipas tij, hapi i radhës duhet të jetë dhënia e statusit të kandidatit dhe hapja e...
Burimi:
ntv.al