PA LAPS, PA LETËR, PA TELEFON! Rregullat e rrepta për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë
As vizita pranë bashkëshortes së sëmurë nuk e nxori Jakup Krasniqin nga regjimi i rreptë i sigurisë së Gjykatës Speciale. Gjatë katër ditëve të qëndrimit në Prishtinë, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës iu nënshtrua 16 kushteve kufizuese, të propozuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Në dokumentin e publikuar nga Dhomat e Specializuara bëhen të ditura rregullat që duhej të zbatoheshin gjatë gjithë vizitës. Prokuroria kishte kundërshtuar kërkesën që Krasniqi të qëndronte i lirë në banesën e tij me familjen, duke kërkuar mbikëqyrje të vazhdueshme. Sipas kushteve, ai duhej të shoqërohej në çdo moment nga zyrtarët përcjellës dhe të qëndronte brenda fushëpamjes dhe dëgjueshmërisë së tyre. Nuk lejohej të qëndronte vetëm me asnjë person dhe jashtë kohës së vizitës duhej të rikthehej në...
Burimi:
ntv.al