23-vjeçarja shqiptare vritet nga partneri, ai i jep fund jetës
Një tjetër grua ka humbur jetën në një vrasje të dyshuar nga partneri në Itali. Viktima është 23-vjeçarja me origjinë shqiptare, Lonela Miruna Girneata, e cila u vra në Ponte a Buggiano, në provincën e Pistoias, në rajonin e Toskanës. Përgjegjës për ngjarjen dyshohet partneri i saj, 25-vjeçari Andrea Nardini, i cili pas vrasjes i ka dhënë fund jetës në të njëjtin vend. Rrethanat e ngjarjes po hetohen nga autoritetet italiane. Sipas mediave italiane, mëngjesin e së enjtes, pak para orës 08:00, fqinjët e kishin parë të riun duke dalë nga banesa dhe duke u larguar me automjetin e tij. Në pamje të parë, asgjë nuk tregonte se pak më vonë zona do të përballej me një tragjedi të rëndë. 25-vjeçari punonte në një fabrikë...
Burimi:
ntv.al