Nga modelingu te politika/ Kush është Lulzime Faria që synon karrigen e kryeministres së Shqipërisë
Një tjetër lëvizje politike është shfaqur në skenën shqiptare. Këtë herë në qendër të vëmendjes është Lulzime Faria, e cila prezantohet si pjesë e lëvizjes “Të Bashkuar për Shqipërinë” dhe synon të sfidojë politikisht kryeministrin Edi Rama. Faria, e njohur për daljet e saj televizive dhe deklaratat mbi avantazhin që, sipas saj, i jep pamja fizike në jetën e përditshme, ka bërë të ditur se ka nisur puna për mbledhjen e firmave. Ajo paralajmëroi gjithashtu një tur takimesh në qytete dhe fshatra për të prezantuar nismën. Lëvizja e re shfaqet në një moment kur në skenën politike po krijohen disa formacione të reja, mes tyre edhe grupime të lidhura me protestën studentore. Megjithatë, mbetet e paqartë se kush qëndron pas organizimit dhe financimit të kësaj...
Burimi:
ntv.al