HELM NËPËR FAST-FOOD-E? Sufllaqe me mish të kalbur, shtypej në dysheme me këmbë
Rreth dy tonë produkte mishi janë bllokuar nga autoritetet në subjektin “R Sauli”, i cili furnizonte me mish për gjiro dhe sufllaqe fast-food-e në Fier, Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. Ndërhyrja erdhi pas një investigimi të nisur nga denoncimet për mish të dyshuar si të kalbur dhe kushte të rënda higjienike në ambientet e përpunimit. Pamjet e publikuara kanë zbuluar një situatë alarmante: mish dhe gjiro të vendosura në dysheme, produkte të lëna nëpër vaska dhe punonjës që përpiqeshin t’i fshihnin ato duke i shtyrë me këmbë. Në një komunikim telefonik, pronari Renald Sauli ka pranuar se furnizohej me mish të dorës së dytë në Elbasan dhe zona të tjera, ndërsa nga kompania “King Meat” blinte rrallë për shkak të çmimit të lartë....
Burimi:
ntv.al